Benevento zhgënjen ndaj Crotones

Futboll

Benevento zhgënjen ndaj Crotones

Më: 17 janar 2021 Në ora: 17:23
Benevento zhgënjen ndaj Crotones

Humbje e thellë dhe e papritur e Beneventos 4-1 në fushën e Crotones, ekipit që mbyll klasifikimin e Serisë A. Një ndeshje për t’u harruar nga formacioni i drejtuar nga Filippo Inzaghi, që bëri shumë pak për të merituar diçka më shumë në këtë transfertë.

Glik realizoi në portën e tij që në minutën e pestë, ndërsa në të 29-tën Simy i dha epërsinë e dyfishtë Crotones. Reagimi Beneventos me fillimin e pjesës së dytë ishte i dobët, duke u dhënë mundësinë vendësve të shënonin edhe dy gola të tjerë me autorë Simy-n dhe Vulic.

Goli i Falque-s, 8 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, i vlejti vetëm për statistikë Beneventos, që pësoi humbjen e dytë radhazi me të njëjtin rezultat 4-1.

Parma flirtoi me fitoren përballë Sassuolos (1-1), teksa udhëhiqte në shtesë 0-1 më gol të Kuckas, të shënuar në minutën e 37-të. Mirëpo në minutën e 93-të gjyqtari akordoi penallti për vendësit, e shndërruar në gol nga Djuricic, me portierin Sepe që për pak bëri mrekullinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat