Abrashi lëndohet kundër Bayernit, por dolën kokulur 

Futboll

Abrashi lëndohet kundër Bayernit, por dolën kokulur 

Nga: K.Goca Më: 17 janar 2021 Në ora: 17:20
Abrashi lëndohet kundër Bayernit, por dolën kokulur 

Bayerni nga Munihu me shumë vështirësi ka shënuar fitore në stadiumin "Allianz Arena", me rezultat 2:1 kundër Freiburgut, në kuadër të javës së 16-të të Bundesliga I. 

Futbollisti shqiptar, Amir Abrashi, u fut në lojë në minutën e 5-të dhe ka luajtur plot 50 minuta.

Ai u zëvendësua në minutën e 55-të për shkak të një lëndimit. Skuadra e tij u angazhua maksimalisht por të pafat që të dalin me pikë nga Munihu. 

Lewandowski në minutën e 7-të dhe Muller në atë të 75-tën, shënuan për fitoren e bavarezëve. 

Petersen në minutën e 62-të shënon për mysafirët.

Bayerni kryeson me 36 pikë, ka katër më shumë se Leipzig që zë vendin e dytë dhe Freiburg renditet i teti me 23 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat