Llapi barazon në Turqi, ja përbërja

Futboll

Llapi barazon në Turqi, ja përbërja

Nga: K.G. Më: 17 janar 2021 Në ora: 17:37
Llapi barazon në Turqi, ja përbërja e saj

Skuadra e futbollit Llapi nga Podujeva, po i zhvillon përgatitjet në Turqi, me qëllim që të përgatitet sa më mirë për pjesën e dytë të kampionatit. 

Ata barazuan me rezultat 1:1 me Tuzlasporin nga Turqia. 

Një miqësore domethënëse edhe për trajnerin llapjan, Tahir Batatina, që të shoh formën e futbollistëve të tij. 
Për Llapin realizon Muhamet Hyseni dhe për rivalin autogol Valmir Veliu.

“Skuadra e Llapit ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore që po mbahet në Antalya të Turqisë, ndaj skuadrës nga Liga e Parë turke, Tuzlaspor. 

Skuadra e Llapit kaloi në epërsi në minutën e 35 të ndeshjes me realizator Muhamet Hysenin i cili u shërbye nga Valmir Veliu, i cili asistoi pas një depërtimi në zonë nga e majta, ndërsa mysafirët barazuan në minutën e fundit të pjesës së parë, nga rivënia nga këndi.

Trajneri i skuadrës, Tahir Batatina inkuadroi të gjithë futbollistët në këtë ndeshje, përveç Sava Gardasevic i cili kishte një dëmtim të lehtë e që nuk u rrezikua për këtë ndeshje si dhe dy futbollistët tjerë që stërvitën individualisht: Liridon Leci dhe Ahmet Haliti.

Këtë ndeshje nga afër e përcolli futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe Akhmat Groznyt, Bernard Berisha. Trajneri Batatina e falenderoi për prezencën e tij, ku pati rastin të shoh nga afër skuadrën tonë ndaj Tuzlasporit”, njofton KF Llapi.

Formacioni startues i Llapit:
1. Marijan Coric(64. Drilon Ajeti – 81') – 25. Ardit Peposhi(3. Amir Hossari – 57'), 6. Rilind Gërbeshi(16. Ilir Krasniqi – 46'), 5. Elvis Prençi(15. Lis Behrami – 81'), 8. Benjamin Emini(14. Enis Stublla – 76') – 17. Arbnor Ramadani (20. Edon Zeqiri – 57'), 23. Kushtrim Shabani(21. Alban Ramadani – 57'), 37. Engjëll Hoti(18. Edon Sadriu – 60'), 10. Valmir Veliu (77. Adonis Aliu – 57'), 22. Kastriot Selmani (19. Gentrit Begolli – 57') – 11. Muhamet Hyseni(7. Mentor Zhdrella – 46').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat