Derbi Inter-Juve, 5 trajnerët më të suksesshëm që drejtuan 2 ekipet

Futboll

Derbi Inter-Juve, 5 trajnerët më të suksesshëm që drejtuan 2 ekipet

Më: 17 janar 2021 Në ora: 18:14
Derbi Inter-Juve, 5 trajnerët më të suksesshëm që drejtuan 2 ekipet

Antonio Conte është vetëm trajneri më i fundit që është ulur në stolin e Juventusit dhe Interit.

Nga Trapattoni te Lippi, nga Ranieri në Zaccheroni, këtu janë të gjithë teknikët që drejtuar të dy rivalët historikë.

Inter-Juve është derbi më i madh italian dhe për këtë cilësohet si Derby d’Italia apo Derbi i Italisë, por edhe njëri nga më të mëdhenjtë në botë.

Megjithatë, edhe përkundër rivalitetit të madh, shumë lojtarë dhe trajnerë kanë bërë karrierë për të dy skuadrat.

Gjatë historive mbi 100 vjeçare të dy skuadrave, shumë emra trajnerësh kanë drejtuar edhe Interi, edhe Juventusin, por cilët janë më të njohurit.

Mediumet italiane kanë bërë një listë me pesë emra trajnerësh që kanë bërë histori në të kaluarën dhe tashmen.

Giovanni Trapattoni ka qenë trajner i Juventusit nga sezoni 1976-77 deri në 1985-86 dhe më pas përsëri nga sezoni 1990-91 në 1993-94, duke drejtuar ekipin në plot 593 ndeshje.

Midis dy aventurave të tij në Juve, “Trap” ishte në krye të Interit nga sezonet 1986-87 deri 1990-91. Ai bëri 233 paraqitje për Nerazzurrët, për një rekord prej 126 fitoreve, 60 barazimeve dhe 47 humbjeve.

Marcello Lippi ishte trajner i Juventusit dy herë. Së pari pari nga sezoni 1994-95 deri në shkurt 1999, kur dha dorëheqje, ndërsa së dyti nga sezoni 2001-02 deri në 2003-04. Ai ishte kampion i Italisë pesë herë me Bianconerët.

Ish-trajneri i ekipit kombëtar italian, kampion bote në vitin 2006, gjithashtu udhëhoqi Interin: në sezonin 1999-2000 dhe në atë vijues, deri në shkarkim në tetor të viti 2000.

Alberto Zaccheroni, i cili tashmë kishte qenë trajner i Milanit, ka qenë trajner i Interit që nga tetori 2003 deri në fund të sezonit – kur dha dorëheqjen – për një total prej 43 paraqitjesh.

Në të janar 2010 – pas largimit të Ciro Ferrarar mori drejtimin e Juventusit deri në fund të sezonit, për një total prej 21 paraqitjesh. Më pas nuk u konfirmua për vitin pasardhës


Claudio Ranieri është gjithashtu një ish-trajner i Interit dhe Juves. Ai ishte trajner i Bianconerëve në sezonin 2007-08 (duke arritur vendin e tretë në renditje) dhe në atë vijues, kur u shkarkua disa ditë nga fundi.

Pasi drejtoi Romën, Ranieri u ul në stolin e Interit nga shtatori i vitit 2011 deri në mars të 2012, për një total prej 35 paraqitjesh.

Antonio Conte është trajneri i fundit që ka drejtuar dy klubet, Interin dhe Juventusin. Ai ishte trajner i Juves nga viti 2011 deri në vitin 2014 dhe arriti të drejtojë ekipin bardhezi në 151 ndeshje, me 102 fitore, 34 barazime dhe 15 humbje, ndërsa fitoi tri Scudetto dhe dy Superkupa të Italisë.

Te Interi, Conte është nga fillimi i sezonit të kaluar dhe ka drejtuar ekipin në 78 ndeshje me 46 fitore, 19 barazime dhe 13 humbje, ndërsa sukseset e tij janë renditja e ekipit në vendin e dytë në Serie A dhe nën-kampion në Ligën e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat