Shaqiri titullar dhe zverdhët në derbin e madh anglez, që përfundon baras

Futboll

Shaqiri titullar dhe zverdhët në derbin e madh anglez, që përfundon baras

Nga: K.G. Më: 17 janar 2021 Në ora: 19:21
Shaqiri me numër 23

Liverpooli dhe Manchester Utd, ndajnë pikët, duke luajtur baras (0:0) në derbin e javës së 19-të të Premier League. 

“Reds-at” patën disa mundësi por pa sukses, ndërsa “Djajtë e Kuq” importuan një pikë të madhe, që e ruajtën edhe kreun e tabelës.

Futbollisti Xherdan Shaqiri është paraqitur titullar, duke treguar lojë të mirë. 

Ai në minutën e 33-të, u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrje të palejueshme.

Ylli i Kosovës, ndryshe reprezentues i Zvicrës, u zëvendësua në minutën e 78-të. 

Trajneri i Manchester Utd, Ole Gunnar Solskjaer, realizon qëllimin e tij, duke shkëputur pikë nga stadiumi “Old Trafford”.

Jurgen Klopp, trajner i Liverpoolit, me gjithë iniciativën, nuk arritën të shënojnë golin e fitores.  
Manchester Utd kryeson me 37 pikë ndërsa Liverpool është në pozitën e tretë me 34 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat