Gjimshiti me Atalantën zhgënjejnë

Futboll

Gjimshiti me Atalantën zhgënjejnë

Nga: K.Goca Më: 17 janar 2021 Në ora: 19:55
Gjimshiti me Atalantën zhgënjejnë

Atalanta nuk arriti më shumë se një pikë në Bergamo, në duel me Genoa-n. 

Ballafaqimi mes këtyre skuadrave përfundon pa gola (0:0).

Reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, u paraqit si zakonisht standard, por nuk iu shkoi me rivalin. 

Futbollistët e Genoa-s luftuan maksimalisht dhe arritën të kthehen të pamposhtur nga një terren i vështirë. 

Pas javës së 18-të në Serie A, Atalanta renditet në vend të gjashtë me 32 pikë, ndërsa Genoa zë pozitën e 16-të me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat