Milik afër kalimit të Marseille

Futboll

Milik afër kalimit të Marseille

Më: 17 janar 2021 Në ora: 22:37
Arkadiusz Milik

Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik është afër që të transferohet të Marseille ngase klubi francez ka rritur ofertën për polakun.

Kontrata e Milikut skadon në qershor, por Napoli është i hapur që ta shesë vetëm nëse paguhet vlera prej 15 – 18 milionë euro.

Sipas Tuttomercatoweb, Marseille ka rritur ofertën për të transferuar 27-vjeçarin gjatë janarit.

Klubi i Ligue 1 thuhet se kanë ofruar 9 milionë euro për Milik, me të cilin kanë arritur marrëveshje për kontratë katërvjeçare.

Napoli gjithashtu ka kërkuar që të jetë në marrëveshje klauzola që në rast se Milik shitet të ndonjë skuadër tjetër, atëherë “Napolitanët” të fitojnë 20-30 për qind, mirëpo Marseille nuk është i hapur andaj ka ofruar 5 milionë euro bonuse dhe që kjo klauzolë e lirimit të zbritet.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do arrihet kjo marrëveshje që do jetë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat