Manchester City mposht bindshëm Crystal Palace, ngritët në pozitën e dytë

Futboll

Manchester City mposht bindshëm Crystal Palace, ngritët në pozitën e dytë

Më: 17 janar 2021 Në ora: 22:39
Foto

Manchester City ka vazhduar me serinë pozitive duke mposhtur me rezultat bindës 4 – 0 Crystal Palace.

“Qytetarët” dukshëm ishin më të mirë nga minuta e parë dhe pavarësisht mungesave, arkëtuan pikët e plota.

Ishte John Stones që pas super asistimit të De Bruyne zhbllokoi shifrat (26′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Ilkay Gundogan dyfishojë rezultatin me një super goditje (56′).

Kurse, golin e tretë e shënoi prapë Stones (68′), derisa fitoren e vulosi Raheem Sterling (88′).

Me këtë fitore, City ngritët në pozitën e dytë me 35 pikë, dy më pak se lideri United, por ka edhe një ndeshje me pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat