Koeman kritikon gabimet në mbrojtje, flet edhe për Messin

Futboll

Koeman kritikon gabimet në mbrojtje, flet edhe për Messin

Më: 18 janar 2021 Në ora: 08:47
Koeman kritikon gabimet në mbrojtje, flet edhe për Messin

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka reaguar pas humbjes që i shkaktoi Athletic Bilbao në finale të Supercopa de Espana.

Barcelona avancoi me dy gola të Antoine Griezmann, por që pastaj Athletic Bilbao u rikthye në lojë për të ngritur trofeun, baskët u rikthyen me golat e De Marcos, Villalibre dhe Williams.

Ronald Koeman nuk u shpreh i kënaqur me fazën defansive, por deklaroi se kjo është vetëm një ndeshje, dhe Barça do të përmirësohet.

“Nuk është një hap prapa. Fitimi i një titulli është i mirë për ju, por është vetëm një ndeshje, është Supercopa de Espana, dhe ne jemi në rrugën e duhur si skuadër”, tha ai.

Sipas Koeman, Barcelona është ende në tranzicion.

“Duhet ta analizojmë ndeshjen, është e vështirë. Ne jemi të zhgënjyer, sepse kemi dashur të fitojmë këtë ndeshje, por kjo nuk do të thotë që në nuk jemi në rrugën e duhur, sepse po përmirësohemi. Madje edhe sot ne e kemi bërë”, tha holandezi.

“Leo pas kaq shumë vitesh në këtë divizion e di kur është në gjendje të luaj dhe kur nuk është. Ai zhvilloi paraqitje mahnitëse dhe ka bërë maksimumin që mund të bëhej”, përfundoi Ronald Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat