Trajneri i Man United, Solskjaer: E lëshuam rastin ta mposhtim Liverpoolin

Futboll

Trajneri i Man United, Solskjaer: E lëshuam rastin ta mposhtim Liverpoolin

Më: 18 janar 2021 Në ora: 10:18
Foto Ilustrim

Manchester Unitedi e lëshoi një mundësi të mirë për ta mposhtur Liverpoolin, ka thënë trajneri i djajve të kuq, Ole Gunnar Solskjaer, pasi skuadra e tij ngeli lidere e Premierligës edhe pas barazimit pa gola kundër kampionit në fuqi.

Ishte një lojë e cila dështoi t’i arsyetoi pritjet e mëdha para ndeshjes dhe Solskjaer është i vetëdijshëm se skuadra e tij kishte mundësi më të mira për të korrur fitore në Anfield të dielën.

Liverpooli, i cili luajti pa qendërmbrojtës të mirëfilltë por me mesfushorët Jordan Henderson dhe Fabinho, e mbizotëroi topin në pjesën e parë por ishte Unitedi ai që pati mundësi më të mira shënimi.

Bruno Fernandes i pati dy goditje të rrezikshme të cilat për pak nuk përfunduan në rrjetën e portës së Liverpoolit.

Portieri Alisson ishte heroi i Liverpoolit, pasi e ndali goditjen e Paul Pogbas në çastet e fundit të ndeshjes.

“Ishte një mundësi që ne e lëshuam duke i parë shanset që i patëm për të shënuar, por prapëseprapë luajtëm kundër një ekipi shumë të fortë”, tha Solskjaer pas ndeshjes.

“Jam i zhgënjyer por, prapëseprapë një pikë bën punë nëse e fitojmë ndeshjen e radhës”, shtoi ai.

Unitedi është lider i Premierligës me dy pikë më shumë se rivali Manchester City, i cili, megjithatë, mund t’ia rrëmbejë kreun nëse e fiton ndeshjen e mbetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat