Milani me mungesa, por i do tri pikë në Cagliari

Futboll

Milani me mungesa, por i do tri pikë në Cagliari

Më: 18 janar 2021 Në ora: 13:10
Zlatan Ibrahimoviç

“Rossoneri” synojnë ta rikthejnë shkëputjen trepikëshe ndaj Interit me një fitore eventuale në ishull sonte.

Xhiroja e 18-të e kampionatit italian vazhdon sonte me ndeshjen ndërmjet Cagliarit dhe Milanit.

“Rossoneri” shkojnë në ishullin e Sardegnas në kërkim të tri pikëve të radhës për ta ruajtur primatin.

Aktualisht, Kuqezinjtë kanë pikë të njëjta me Interin, i cili e mposhti Juventusin në derbi, por një ndeshje më pak të luajtur.

Andaj, Zlatan Ibrahimovic me shokë i duan tri pikë sonte për ta rikthyer epërsinë tripikëshe ndaj “Zikaltërve”.

Nga ana tjetër, Cagliari gjendet në pjesën e poshtme të tabelës dhe do të ishte i kënaqur me një pikë nga ky takim.

Duhet cekur se Milani nuk do të mund të llogarisë në Theo Hernandezin dhe Hakan Calhanoglun, të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjithashtu, do të mungojnë edhe sulmuesit Ante Rebic e Leao dhe mesfushori Ismael Bennaccer.

Ndeshja në mes të Cagliarit dhe Milanit do të fillojë në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat