Drejtuesit e Romës takohen me ata të Atalantës për Papu Gomez

Futboll

Drejtuesit e Romës takohen me ata të Atalantës për Papu Gomez

Më: 18 janar 2021 Në ora: 13:33
Alejandro ‘Papu’ Gomez

Alejandro ‘Papu’ Gomez është duke i numëruar ditët e fundit si futbollist i Atalantës.

Sulmuesi argjentinas ka prishur raportet me trajnerin Gian Piero Gasperini dhe largimi i tij nga Bergamo duket i sigurt.

Inter, Milan dhe Roma kanë shprehur dëshirë për ta transferuar, por Atalanta po këmbëngul që mos ta shes tek rivalët në Serie A.

Fenerbahce dhe Hertha Berlin janë dy skuadrat tjera shumë të interesuara për ta afruar sulmuesin argjentinas.

Megjithatë skuadra që më së shumti po këmbëngul për transferimin e lojtarit është Roma.

La Republica ka raportuar se drejtuesit e dy skuadrave janë takuar ditën e diel dhe kanë diskutuar për të ardhmen e lojtarit.

32-vjeçari thuhet se ka pranuar transferimin në kryeqytetin italian dhe po pret tani që dy klubet të merren vesh për çmimin e lojtarit.

Problemi i vetëm qëndron tek çmimi i lojtarit pasi Atalanta nuk dëshiron ta lejoj të largohet pa u paguar shuma prej 15 milionë eurove, shumë që nga Roma po konsiderohet si e lartë.

Gomez është pjesë e Atalantës që nga viti 2014 ku në 252 ndeshje zyrtare ka shënuar 59 gola dhe ka asistuar në 71 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat