Arsenali e ka të domosdoshme fitoren

Futboll

Arsenali e ka të domosdoshme fitoren

Më: 18 janar 2021 Në ora: 13:42
Foto Ilustrim

“Topçinjtë” e presin Newcastlen në kuadër të xhiros së 19-të të Premierligës angleze dhe kanë nevojë gjithsesi për fitore për t’u ngritur në tabelë

Arsenali e ka të domosdoshme fitoren sonte.

“Topçinjtë” e presin Newcastlen në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të të Premierligës.

“Gunners” vijnë nga një seri e mirë e rezultateve, edhe pse barazuan së fundmi me Crystal Palacen.

Andaj, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi me shokë do të tentojnë të fitojnë gjithsesi ndaj Newcastlet për t’u ngritur sadopak në tabelë në kampionatin anglez.

Aktualisht, ekipi londinez e sheh veten në pozitën e 11-të me 24 pikë, kurse Bardhezinjtë janë të 15-tit me 19 pikë.

Newcastle shkon në “Emirates Stadium” për ta nxjerrë eventualisht një barazim.

Ndeshja në mes të Arsenalit dhe Newcastlet do të fillojë në orën 21:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat