Ish-ndihmësi i De Biasit emërohet trajner i skuadrës së njohur kroate

Futboll

Ish-ndihmësi i De Biasit emërohet trajner i skuadrës së njohur kroate

Më: 18 janar 2021 Në ora: 15:07
Paolo Tramezzani dhe Gianni De Biasi

Ish-ndihmësi i Gianni De Biasi në kohën kur ishte tek Kombëtarja shqiptare, Paolo Tramezzani, është emëruar trajner i skuadrës kroate Hajduk Split.

Paolo Tramezzani ka marrë drejtimin e Hajdukut të Splitit në Kroaci. Ish-ndihmësi i De Biasit në Kombëtaren Shqiptare ka nënshkruar kontratë me ekipin kroat deri në verë të vitit 2022.

Tramezzani ka patur rol shumë të rëndësishëm në suksesin e kuqezinje, që kulmoi me kualifikimin historik në finalet e “Euro 2016”.

I lindur më 30 korrik 1970 në Castelnovo, e filloi karrierën si futbollist tek Interi. Përveçse me zikaltrit ka luajtur për Praton, Coseznan, Lucchesen, Venecian, Cesenan, Piacenzan, Tottenhamin, Pistoiesen, Atalantan, Empolin dhe Pro Patrian.

Pas përvojës te kuqezinjtë në krah të Gianni de Biasit, në vitin 2016, u emërua trajner i Luganos. Në vitin 2017 mori drejtimin e Sionit, po në Zvicër, të cilin e la për arsye personale. Më tej, më 2018 mori përsipër drejtimin e APOEL-it, me të cilin u bë kampion. Në Qipro u shpall trajneri më i mirë i ligës së parë, me një mesatare prej 2.16 pikësh për ndeshje. Në vitin 2019 pati një eksperiencë në Serie B, te Livorno. Puna e tij e fundit si trajner ishte në vitin 2020 te Sioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat