“Solskjaer e parkoi autobusin bash si Mourinho”

Futboll

“Solskjaer e parkoi autobusin bash si Mourinho”

Më: 18 janar 2021 Në ora: 15:34
Foto Ilustrim

Ole Gunnar Solskjaer e parkoi autobusin kundër Liverpoolin tamam si Jose Mourinho, sipas Paul Ince, ish-sulmuesit anglez i cili e kritikoi ashpër trajneri i Manchester Unitedit për taktikat e tij mbrojtëse.

Unitedi – me të cilin Ince e fitoi Premierligën si futbollist – e lëshoi mundësinë për ta rritur në gjashtë pikë epërsinë ndaj kampionit në fuqi në krye të tabelës së Premierligës të dielën në Anfield.

Liverpooli e zgjati rekordin pa humbje në shtëpi në 68 ndeshje duke e siguruar një barazim pa gola, në një ndeshje në të cilën djajtë e kuq u vonuan shumë në përpjekjet e tyre për të fituar.

Skuadra e Solskjaer e lejoi skuadrën nikoqire ta mbizotërojë lojën, sidomos në mbajtjen e topit në pjesën e parë.

Unitedi nuk rrezikoi deri në njëzet minutat e fundit, kur Bruno Fernandes dhe Paul Pogba patën mundësi shumë të mira shënimi, por golin ua mohoi Alisson me pritje brilante.

Mourinho, i cili është trajner i Tottenhamit tani, bënte lojë shumë mbrojtëse kundër Liverpoolit kur e udhëhiqte Unitedin.

Ince u shpreh i zhgënjyer që Solskjaer  ndoqi taktikat e Mourinho në një ndeshje të cilën United është dashur ta fitonte, sipas tij, për të lënë shenjë në garë për titull.

“Plani i lojës së Manchester Unitedit u pa qartë prej fishkëllimës së parë – ata u mbrojtën shumë, shumë mbrapa. Unitedi ishte shumë i dobët në pjesën e parë”, tha ish-ylli i djajve të kuq Ince.

“E mbaj në mend para disa viteve kur Mourinho e udhëhoqi Unitedin kundër Liverpoolit në Anfield, ai e parkoi autobusin dhe u masakrua për këtë – pikërisht të njëjtën gjë e bëri edhe Solskjaer në pjesën e parë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat