Rashica bëhet me klub të ri qysh këtë muaj!

Futboll

Rashica bëhet me klub të ri qysh këtë muaj!

Më: 18 janar 2021 Në ora: 15:37
Milot Rashica

Mediat gjermane shkruajnë se ylli shqiptar mund të largohet nga Werder Bremeni në ditët e ardhshme.

Milot Rashica mund t’i japë fund eksperiencës së tij në Werder Bremen qysh këtë muaj.

Mediat gjermane shkruajnë se ylli shqiptarr ka mundësi të transferohet në një klub të ri në ditët në vazhdim.

Magazina gjermane “Kicker” shkruan se Werderi është në kërkim të një klubi blerës për 24 vjeçarin.

Kohëve të fundit është ftohur interesimi i klubeve gjermane, Bayer Leverkusen e Leipzig për shërbimet e vushtrriasit.

Ndërkohë, në lojë për transferimin e futbollistit të krahut mbetet klubi anglez, Aston Villa.

Kartoni i ish-futbollistit të Vushtrrisë dhe Vitesses kushton afro 20 milionë euro.

Rashica u rikthye në fundjavë në fushën e blertë pasi mungoi për më shumë se një muaj e gjysmë shkaku i lëndimit.

Miloti i ka realizuar 17 gola në Bundesligë në dy sezonet e fundit, pa e llogaritur atë aktual.

Ai po ashtu i kishte dhuruar 10 asistime në atë periudhë.

Nëse nuk gjen klub të ri në janar, përfaqësuesi shqiptar ka mundësi të largohet nga Werderi gjatë verës që vjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat