Ekipi i Dritës kryen testimet për Covid-19 para Superkupës, nesër dalin rezultatet

Futboll

Ekipi i Dritës kryen testimet për Covid-19 para Superkupës, nesër dalin rezultatet

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:19
Ekipi i Dritës

Skuadra e Dritës do të luajë Superkupën e Kosovës ndaj Prishtinës me 23 janar.

Prishtina dhe Drita do të luajnë në Antalia të Turqisë, ndërsa para udhëtimit të dy skuadrat do të kryejnë testimet për Covid-19.

Tek skuadra e Prishtinës ka rezultuar një rast me Covid-19, pasi portieri i skuadrës, Alban Muçiqi është i infektuar me virus.

Ndërkohë, Valon Zymberi, drejtori ekzekutiv i Dritës ka konfirmuar se lojtarët e skuadrës së tij janë testuar dhe po presin rezultatet, para nisjes për në Turqi.

“Po, sot jemi testuar. Po presim rezultatet. Pritet që nesër do t’i marrim të gjitha. Ne udhëtojmë nesër në mbrëmje për në Turqi”, tha ai.

Si Prishtina, ashtu edhe Drita do të udhëtojnë nesër në Turqi, ku fillimisht do të kryejnë disa seanca stërvitore, para se të luajnë Superkupën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat