Juventusi konsideron largimin e Costas nga Bayern Munichu

Futboll

Juventusi konsideron largimin e Costas nga Bayern Munichu

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:56
Douglas Costa

Pavarësisht që u huazua verën e kaluar, sulmuesi Douglas Costa mund të largohet qysh këtë muaj nga Bayern Munichu.

Minutazha e ulët ka ndikuar që “Bianconerët” të konsiderojnë ta largojnë në Premierligë ose në La Liga.

Edhe “Bavarezzët” janë të hapur për këtë largim sepse nuk e shohin shumë të nevojshëm në skuadër duke marrë parasysh se është duke qëndruar në stol dhe në disa ndeshje hynë si zëvendësues.

Sidoqoftë, sipas Gazzetta dello Sport, problemi mbetet paga e lartë e brazilianit me vlerë gjashtë milionë euro për sezon.

Ka vetëm disa skuadra të mëdha që mund të paguajnë këtë çmim, derisa shumica prej tyre nuk synojnë përforcime në sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat