Drejtori sportiv i PSG-së flet për Messin, Mbappen dhe Neymarin

Futboll

Drejtori sportiv i PSG-së flet për Messin, Mbappen dhe Neymarin

Më: 18 janar 2021 Në ora: 18:08
Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo dha një intervistë për “France Football ku foli për temat më të nxehta aktualisht.

Ai foli për mundësitë e rinovimit të kontratave tyë Neymarit dhe Mbappes, ndërsa tha se shpreson se ata janë tashmë të bindur dhe tha se ata nuk do ta lusin askënd.

“Shpresoj se ata janë të bindur. Sot PSG është një vend i mirë për një lojtar ambicioz të nivelit më të lartë. Ne thjesht duhet të gjejmë një marrëveshje që përfshin dëshirat e tyre, nevojat e tyre, pritjet tona dhe mjetet tona. Ne nuk duhet ta lusim askënd. Ata që duan vërtet të qëndrojnë do të qëndrojnë. Ne flasim shpesh dhe kam ndjenja të mira” – theksoi Leonardo.

Ai gjithashtu u pyet edhe për transferimin eventual të Messit në “Parkun e Princave”, pasi që në qershor Messit i skadon kontrata me Barcelonën.

Leonardo tha se lojtarë si Messi do të jenë gjithmonë në listën e dëshirave të klubit francez.

“Lojtarët e shkëlqyeshëm si Messi do të jenë gjithmonë në listën e dëshirave të PSG-së. Por, padyshim që nuk është koha të flasim për këtë, ose të ëndërrojmë për të” – u shpreh ai.

Në verën e kaluar, Messi shprehu hapur dëshirën e tij për t’u larguar, megjithatë në fund vendosi të qëndrojë të paktën edhe për një sezon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat