Petagna i gatshëm për përballjen kundër Juventusit

Futboll

Petagna i gatshëm për përballjen kundër Juventusit

Më: 18 janar 2021 Në ora: 18:29
Petagna

“Napolitanët” përballen me “Zonjën e Vjetër” në finalen e Superkupës që do zhvillohet në stadiumin “Reggio Emila” këtë të mërkurë.

Sipas Sky Sports, Dries Mertens nuk është i gatshëm për “Bianconerët”, derisa Andrea Petagna pritet të jetë nga minuta e parë.

Sulmuesi pësoi lëndim ndaj Fiorentinas, mirëpo nuk ka probleme fizike, andaj Gattuso mund ta lejojë të jetë në formacionin bazë.

Ndërkohë, nuk dihet nëse kapiteni Amir Rrahmani do jetë nga minuta e parë ose në stol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat