Wijnaldum vendos përfundimisht për të ardhmen

Futboll

Wijnaldum vendos përfundimisht për të ardhmen

Më: 18 janar 2021 Në ora: 18:30
Wijnaldum

30-vjeçari ka vetëm gjashtë muaj kontratë të mbetur, që nënkupton që është i lirë t’i bashkohet ndonjë klubi gjatë janarit.

Me ardhjen e Ronald Koemanit në krye, Barcelona qysh në verë provoi transferimin e holandezit, por marrëveshja nuk u arrit shkaku i kushteve jo të mira financiare nga ana e katalunasve.

Sipas Mirror, Wijnaldum ka vendosur të transferohet në “Camp Nou” dhe do largohet nga “Reds” në verën e ardhshme.

Thuhet se lojtari ëndërron që të luajë në fanellën e blaugranasve dhe është i vendosur që ta realizojë në edicionin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat