Formacionet zyrtare: Cagliari – Milan

Futboll

Formacionet zyrtare: Cagliari – Milan

Më: 18 janar 2021 Në ora: 20:03
Zlatan Ibrahimovic

AC Milan do të kërkojë me çdo kusht fitore në transfertën ndaj Cagliarit, për të vazhduar të mbajë distancën në krye të tabelës.

Tashmë “Rossonerët” kanë publikuar formacionin startues për t’u përballur me Cagliarin, i cili nuk po kalon formë të mirë dhe gjendet në vendin e 17-të me 14 pikë të grumbulluara.

Milan ka mungesa të shumta, kurse dje u konfirmua se Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe nuk do të jenë të pranishëm.

Ibrahimovic do të startojë për ekipin e Piolit, duke u rikthyer startues pas lëndimit.

Cagliari (4-3-2-1): Cragno; Zappa, Ceppitelli, Godin, Lykogiannis; Marin, Nainggolan, Duncan; Pereiro, Joao Pedro; Simeone

Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Kalabria, Kjaer, Romagnoli, Dalot; Kessie, Tonali; Castillejo, Brahim Diaz, Hauge; Ibrahimovic

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat