U largua papritmas nga Gjilani, Jackson Ferreira transferohet te skuadra shqiptare

Futboll

U largua papritmas nga Gjilani, Jackson Ferreira transferohet te skuadra shqiptare

Më: 18 janar 2021 Në ora: 20:07
Jackson Ferreira

Kur kishte edhe gjashtë muaj kontratë me Gjilanin, Jackson Ferreira njoftoi se ai do të largohej nga klubi, pas një viti e gjysmë.

Tani, ai ka gjetur një klub të ri për vete, ndërsa ka ndërruar edhe shtetin.

Tani e tutje ai do të luajë në Shqipëri tek ekipi i Teutës nga Durrësi.

Këtë, Ferreira e ka konfirmuar teksa tha se ishte i sigurt se do të shkonte te Vllaznia.

“Isha i sigurt se do të shkoja te Vllaznia, por Teuta bëri ofertë më të mirë” – u shpreh Ferreira.

Në ditën e largimit nga Gjilani, Ferreira deklaroi se u largua për shkak se nuk mund të punonte bashkë me Bylbyl Sokolin.

“Kam respekt për të, por nuk mund të punojmë bashkë” pati deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat