Hazard te Fenerbahçe? Deklarohet Ali Koç

Futboll

Hazard te Fenerbahçe? Deklarohet Ali Koç

Më: 18 janar 2021 Në ora: 20:41
Presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç

Presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç është deklaruar për spekulimet e fundit që lidhin huazimin e Eden Hazardit në klubin turk.

Pas fitores së Fenerbahçes 3-1 ndaj Ankaragucu, Koç doli në konferencë për media duke i uruar mirëseardhje Mesut Ozilit.

Nuk mungoi edhe pyetja për futbollistin e Real Madridit, Eden Hazard, ku mediat në Turqi spekuluan për një transferim të mundshëm në Fenerbahçe.

“Eden Hazard? Të them të drejtën edhe unë jam befasuar nga këto lajme. Jo, nuk ka diçka të tillë.”, ka thënë Koç.

Anësori belg po vazhdon të kritikohet pas paraqitjeve të dobëta në La Liga, dhe ka shumë gjasa që gjatë verës do të kërkoj skuadër të re. Kurse klubi i Fenerit sot edhe zyrtarisht kompletoi transferimin e lojtarit, Mesut Ozil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat