Statistikat dëshmojnë fillimin e dobët të Juventusit me Pirlon

Futboll

Statistikat dëshmojnë fillimin e dobët të Juventusit me Pirlon

Më: 18 janar 2021 Në ora: 22:36
Andrea Pirlo

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka mbledhur nëntë pikë me pak se Maurizio Sarri pas 17 ndeshjeve, derisa ka barazuar rekordin me të dobët të Max Allegrit në fillimin e edicionit.

Sipas Gazzetta dello Sport, herën e fundit që Interi mposhti 2 – 0 Juventusin në “San Siro”, “Neurazzurët” fituan tripletë, derisa “Bianconerët” përfunduan në pozitën e shtatë.

Skuadra e drejtuar nga Pirlo momentalisht renditët në pozitën e pestë, shtatë pikë mbrapa Interit, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Vitin e kaluar, sa ishte Sarri në krye, Juve kishte pikë të barabarta me Interin nga 42 sosh, pra tani gjiganti itlaian ka nëntë pikë me pak.

Pos, kësaj Pirlo ka barazuar rekordin e tmerrshëm të Allegrit me 33 pikë në 17 ndeshje.

Sidoqoftë, Allegri arriti të formojë skuadër të mirë duke fituar 15 ndeshje radhazi dhe siguruar titullin, kurse mbetet të shihet nëse edhe Pirlo do arrijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat