Alaba arrin marrëveshje me Real Madridin

Futboll

Alaba arrin marrëveshje me Real Madridin

Më: 18 janar 2021 Në ora: 23:44
David Alaba

Gazeta e njohur në Spanjë, MARCA raporton sonte se skuadra e Real Madridit ka arritur marrëveshje me mbrojtësin, Alaba.

David Alaba duket se nuk do të largohet nga Bayerni gjatë afatit të janarit, por gjatë verës.

Ashtu siç raporton gazeta spanjolle, Real Madridi ka arritur marrëveshje me lojtarin, i cili do të ‘zbarkojë’ në Santiago gjatë muajit qershor.

Austriaku pritet të nënshkruaj kontratë 4-vjeçare me gjigantin spanjoll, duke fituar 11 milionë euro në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat