Giroud vetë ofrohet te Real Madridi

Futboll

Giroud vetë ofrohet te Real Madridi

Më: 19 janar 2021 Në ora: 08:27
Olivier Giroud

Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud i është ofruar klubit të madh spanjoll, Real Madrid.

Francezi dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge” sepse nuk është i lumtur me minutazhën e ulët.

Sipas Defensa Central, agjenti i Giroud i ka ofruar shansin “Los Blancos” që ta transferojnë.

Reali ka huazuar dy qendërsulmuesit Borja Mayoral dhe Luka Jovic, andaj është në kërkim të një sulmuesi që të garojë me Benzeman për pozitën në formacionin bazë.

Sidoqoftë, gjiganti spanjoll ende s’ka shprehur interesimin për Giroud.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat