Gary Neville zgjedh sulmuesin me të mirë që ka luajtur se bashku me të te Manchester Unitedi

Futboll

Gary Neville zgjedh sulmuesin me të mirë që ka luajtur se bashku me të te Manchester Unitedi

Më: 19 janar 2021 Në ora: 09:25
Gary Neville zgjedh sulmuesin me të mirë që ka luajtur se bashku me të te Manchester Unitedi

Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville ka zgjedhur Wayne Rooney si sulmuesi më i mirë gjatë kohës së gjatë dhe të suksesshme në “Old Trafford”.

Rooney njoftoi pensionimin nga futbolli në moshën 35-vjeçare duke u bërë trajneri i klubit anglez, Derby Country.

Neville tha se ka luajtur me disa super sulmues, por më i miri ishte Rooney,

“Për mua ishte qendërsulmuesi më i mirë që kam parë te Manchester Unitedi dhe që kam bashkëpunuar”.

“E kisha si numër një përpara, Cristiano Ronaldo pranë tij ishte skuadra më e mirë e Manchester Unitedit”.

“Ky është komplimenti më i madh për të sepse kam luajtur me Cantona, Hughes, Yorke, Cole, Sheringham, Solksjaer, Berbatov, Tevez, pra sulmues nga e gjithë bota, jo vetëm në Angli”.

“Rooney ishte numri një për mua”, tha ai.

Anglezi e përfundoi karrierën si golashënuesi numër një në Angli dhe Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat