Reagimi i Xhakës pas fitores së Arsenalit kundër Newcastle

Futboll

Reagimi i Xhakës pas fitores së Arsenalit kundër Newcastle

Më: 19 janar 2021 Në ora: 10:16
Granit Xhaka

Granit Xhaka është shprehur i lumtur që luajti rol në një fitore tjetër të Arsenalit në Premierligë, e cila ishte e katërta në pesë ndeshjet e fundit, duke i lartësuar bashkëlojtarët e vet për paraqitjen e mirë kundër Newcastle United.

Arsenali e mposhti 3:0 Newcastle Unitedin në Emirates të hënën, duke e bërë një hap tjetër drejt top katërshes në Premierligë.

Topçinjtë janë ngjitur në pozitën e 10-të dhe tani grumbullojnë 27 pikë, shtatë pikë larg top katërshes.  

“Më mirë kështu, djem! Është kënaqësi të jesh pjesë e kësaj paraqitjeje”, shkroi Xhaka në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Kjo ishte paraqitja e pestë e Xhakës si titullar për skuadrën e Mikel Artetës, që prej pezullimit për kartonin e kuq që e kishte marrë në humbjen kundër Burnley, e cila doli të ishte pikë kthese për vetë lojtarin dhe klubin.

I mahnitur me paraqitjet e përfaqësuesit dhe kapitenit të Kombëtares së Zvicrës – i cili vjen nga Kosova – ka mbetur edhe trajneri i vet në Arsenal, kishte thënë ditë më parë se ndihet i lumtur me mënyrën sesi Xhaka u rikthye nga kartoni i kuq.

Duke folur para ndeshjes kundër Newcastle, trajneri spanjoll e lartësoi mesfushorin me prejardhje nga Gjilani, duke thënë se ai ka qenë fenomenal në ndeshjet e fundit.

“Mendoj se ai ka qenë fenomenal që prej rikthimit nga kartoni i kuq. Ai po luan shumë, shumë mirë. Kundër Palace, ai i kishte disa çaste të rëndësishme dhe ende është i ri. Ai është lojtar që mund të përmirësohet akoma. Është shumë mirë për ne që na është rikthyer ai”, kishte thënë Arteta.

28-vjeçari nga Gjilani i ka zhvilluar 21 ndeshje për Arsenalin në të gjitha garat deri tani këtë sezon, duke e shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat