Chelsea ishte shpenzuesi më i madh i Evropës, ndërsa transferimet fillojnë të hyjnë në krizë

Futboll

Chelsea ishte shpenzuesi më i madh i Evropës, ndërsa transferimet fillojnë të hyjnë në krizë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 10:32
Kai Havertz, Timo Werner dhe Hakim Ziyech

Chelsea e ka dominuar vitin 2020 me transferime edhe pse situata me COVID-19 kishte prekur të gjitha klubet, raporton The Athletic.

The Blues nuk kishin frikën që të shpenzonin mbi 200 milionë euro transferime, mirëpo deri më tani janë duke vuajtur për rezultate të mira.

Skuadra nga veriu i Londrës transferoi lojtarë si, Kai Havertz, Timo Werner, Hakim Ziyech, Ben Chilwell dhe Edouard Mendy.

Por, Chelsea nuk është skuadra e vetme që ka shpenzuar në vitin që lamë pas, pasi në listën janë edhe skuadra nga ligat e ndryshme evropiane.

Për befasi, Real Madridi nuk realizoi asnjë transferim, përveç se largojë disa lojtarë si huazim apo edhe si shitje përfundimtare.

Më postë keni 10 klubet evropiane që shpenzuan më së shumti në vitin e kaluar

1# Chelsea

2# Manchester United

3# Manchester City

4# Barcelona

5# Juventus

6# Leeds United

7# Tottenham Hotspur

8# Benfica

9# Napoli

10# Wolverhampton Wanderers

Çfarë ndodhi me numrat e transferimeve?

Kishte një rënie të numrit të transferimeve ndërkombëtare për herë të parë në dhjetë vitet e fundit.

Numri i përgjithshëm, 17,077 përfaqëson një rënie prej 5.4 për qind krahasuar me 2019, megjithëse numri është ende pak më i lartë se viti 2018.

Cili vend kishte numrin më të lartë të lojtarëve në largim?

Anglia kishte numrin më të lartë të largimeve, 867 dhe të tretën më të lartë për transfertat hyrëse, 698.

Ndërkohë Brazili ishte liga me numrin më të lartë të transferimeve hyrëse, 1,015 dhe numrin e dytë më të lartë të largimeve, 820.

A ka ndonjë gjë tjetër që duhet të dini?

Chelsea mund të ketë qenë në krye të listës për vitin e kaluar, por ata tashmë po planifikojnë shpenzimet e kësaj vere.

Blutë thuhet se planifikojnë të shkojnë me të gjitha forcat për transferimin e Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundi dhe Declan Ricen nga West Hami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat