Bardhi, gati

Futboll

Bardhi, gati

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:13
Bardhi

Mesfushori shqiptarë Enis Bardhi që luan te Levante, është gati për tu rikthyer pas dy muajve.

Skuadra spanjolle ka përfshirë reprezentuesin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në listën e grumbullimit për ndeshjen kundër Kadizit.

Bardhi nuk ka luajtur ndeshje që nga muaji nëntor, kur një ditë para udhëtimit drejt Tbilisit për ndeshjen e vlefshme finale të Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë dhe Gjeorgjisë, u lëndua në stërvitje.

Ndeshja Kadizi-Levante luhet të martën në mbrëmje, duke nisur nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat