Arek Milik largohet nga Napoli, kalon te ky klub i njohur evropian!
Sulmuesi polak, Arek Milik është larguar nga skuadra e Napolit, transmeton Insporti.
26 vjeçari është larguar nga klubi i Serie A, për të nënshkruar kontratë katër vjeçare me gjigantët e Francës, Marseille.
Milik do të fitojë 4.5 milionë euro në sezon.
Testet mjekësore janë bërë ditën e djeshme, ndërkohë sot lojtari do të prezantohet nga klubi që këtë sezon po lufton për një vend që siguron plasman në Ligën e Kampionëve.