Vinicius: Kurrë nuk dorëzohem

Futboll

Vinicius: Kurrë nuk dorëzohem

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:53
Vinicius: Kurrë nuk dorëzohem

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, këmbëngul se nuk ka frikë ta marrë topin në këmbë kur skuadra e tij është nën presion të madhe dhe përjeton çaste të vështira.

Real Madridi – i cili e bleu sulmuesin brazilian në vitin 2018 për 45 milionë euro nga Flamengo – mbështetet në si një yll i së ardhmes.

Vinicius shpalosi në një intervistë se çfarë e motivon dhe sesi është si person dhe si futbollist.

“Natyra ime e guximshme i ndihmon ekipit kur jemi duke humbur apo duke barazuar. Unë nuk kam frikë ta humbasë topin apo të luaj lirshëm”, tha Vinicius për revistën britanike Gaffer.

“Kështu do të jem gjithmonë, në mënyrë që njerëzit të kenë besim te unë. Do të thosha se arma ime më të fortë është se e kam mendjen e kthjellët gjithmonë. Unë kurrë nuk dorëzohem. Asnjëherë. Unë gjithmonë i mbroj fuqishëm atë për të cilën jam i bindur”, shtoi ai.

20-vjeçari i ka bërë 20 paraqitje për skuadrën e Zinedine Zidane deri tani këtë sezon në të gjitha garat, duke ndihmuar me tri gola dhe tri asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat