Mallkimi i numrit 9-të

Futboll

Mallkimi i numrit 9-të

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:58
Mallkimi i numrit 9-të

Mario Mandzukic ka nënshkruar kontratën 6-mujore me Milanin për 1.8 milionë euro. Sulmuesi kroat u largua nga selia e klubit kuqezi disa minuta më parë dhe u nis drejt Milanelos, ku do të zhvillojë seancën e parë stërvitore.

Ai ka zgjedhur numrin 9 e do të ketë rolin e zëvendësit të Ibrahimoviç, por duke ditur cilësitë e kroatit nuk është çudi që ai do të luftojë që të ketë gjithmonë një pozicion stabël titullari duke luajtur në një nga korsitë anësore pas shpinës së suedezit. Manxukiçit i duhet të thyejë “mallkimin” e numrit 9, që sezonet e fundit është shndërruar në një makth për të gjithë sulmuesit e Milanit.

Sulmuesi pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli për ndeshjen e radhës pavarësisht se ndeshja e fundit zyrtare daton në mars të vitit të kaluar.

Kujtojmë se në korrik Manxu ndërpreu kontratën me Al Duhail pas pesë ndeshjesh dhe zero golash të shënuar. Që nga ajo kohë është stërvitur me një trajner personal dhe thuhet se forma e tij është e mjaftueshme për të përballuar minutat e para të rikthimit në Serinë A, ndaj nuk do të ishte çudi ta shikonim në fushë që të shtunën kundër Atalantës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat