Zhgënjimi total

Futboll

Zhgënjimi total

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:10
Zhgënjimi total

Braziliani Dagllas Kosta ka rezultuar një zhgënjim te Bajerni i Mynihut, teksa është aktivizuar vetëm 614 minuta në total me kampionët e Europës.

30-vjeçari ndan thuajse të njëjtin minutazh me 17-vjeçarin Musiala, teksa vërehet qartë se Kosta nuk bën pjesë në planet e trajnerit Flik. Madje në ndeshjen e fundit ndaj Freiburgut, ai nuk gjeti hapësira as në stolin e rezervave duke përfunduar në tribunë.

Kësisoj braziliani me shumë gjasa do të largohet nga skuadra kampione, teksa një problem serioz mbetet paga e tij e lartë.

Mesfushori fiton 6 milionë euro në vit. Duket shumë e vështirë që Dagllas Kosta të gjejë një klub tjetër që të përmbushë kërksat e tij financiare.

Ai pritet të kthehet te Juventus në fund të sezonet, duke iu “ngelur në derë”, skuadrës italiane, e cila duhet t’i gjejë një strehim të ri atij. Premier Liga ose La Liga, mund të jenë 2 destinacionet e mundshme për 30-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat