Ibra: Me Manxhukiqin do ti “shashtisim”

Futboll

Ibra: Me Manxhukiqin do ti “shashtisim”

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:11
Ibra: Me Manxhukiqin do ti “shashtisim”

Pas fitores 2:0 ndaj Caglairit, sulmuesi 39-vjeçar, Zlatan Ibrahimoviç, theksoi se mund të bënte edhe një gol, ndërsa sa i përket afrimit të fundit të Milanit, Mario Manxhukiq, shtoi se tashmë bëhen dy që do të frikësojnë kundërshtarët.

“Ishte një ndeshje e vështirë, mund të bëja edhe një gol tjetër. Nuk luaja prej thuajse dy muajsh.

Pastaj me një lojtar më pak nuk është e lehtë, këto të rinj po më motivojnë dhe e kanë sfidë me mua. Domethënë, të tipit kush vrapon më shumë. Deri tani jemi duke bërë mirë, jemi thuajse në gjysmë të rrugës, tani fillojnë ndeshjet e vështira, do të jetë një kalendar i vështirë.

Tani me Mario Manxhukiqin, trajneri Pioli do të ketë më shumë futbollistë në dispozicion. Jam i lumtur për ardhjen e Manxhukiqin, kështu tani jemi dy futbollistë që frikësojmë kundërshtarët.

A besoj te titulli? Besoj te vetja ime, te Zllatani.

Rinovimi? Varet nga Paollo Maldini, jam shumë i lumtur te Milani, më ka ndryshuar shumë’, u shpreh Ibrahimoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat