A po rrezikohet?

Futboll

A po rrezikohet?

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:20
Lampard

Lampard Frank Lampard do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Chelseat, nëse të kaltrit e Londrës pësojnë disfatë kundër Leicester City sonte në udhëtim, sipas mediave britanike.

Leicester është nikoqir i Chelseat në një ndeshje të Premierligës, që nis në orën 21:15.

Derisa gjërat po shkojnë mirë për Brendan Rodgers pasi Leicesteri i tij është vetëm dy pikë larg liderit të Premierligës, Lampardi po kalon nëpër kohë të vështira në Stamford Bridge.

Chelsea është në vendin e shtatë në tabelën e Premierligës pas 18 ndeshjeve.

Skuadra e Lampardit i ka vetëm dy fitore në shtatë ndeshjet e fundit dhe Leicester mund ta shfrytëzojnë formën e dobët të klubit londinez për të arritur fitore.

Presioni ndaj Lampardit është rritur dukshëm në javët e fundit dhe është në rrezik ta humbë punën, nëse gjërat nuk ndryshojnë duke nisur nga sonte kundër Leicesterit.

A mund të shkarkohet Lampard sonte? Sipas the Athletic, përgjigja është “po”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat