Suga: Jemi të vendosur të zbatojmë masat anti-Covid

Futboll

Suga: Jemi të vendosur të zbatojmë masat anti-Covid

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:27
Suga: Jemi të vendosur të zbatojmë masat anti-Covid

“Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të jenë prova që njerëzimi mposhti koronavirus”.

Ka qenë kjo deklarata e dhënë nga kryeminstri japonez Yoshihide Suga, që ka hedhur poshtë çdo dyshim në lidhje me organizimin e Olimpiadës.

Ky event olimpik u shty për verën e këtij viti si pasojë e pandemisë Covid-19, ndërkohë që rastet e larta si në Japoni ashtu dhe në gjithë botën kishin vënë sërish në dyshim zhvillimin normal të këtij eventi.

“Ne do të vijojmë punën me përgatitjen e Olimpiadës. Jemi të vendosur të zbatojmë masat anti-Covid, duke organizuar një event që do të sjellë shpresë dhe kurajo në gjithë botën”, tha Suga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat