Milani edhe më i fortë më Mandzukicin

Futboll

Milani edhe më i fortë më Mandzukicin

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:32
Milani edhe më i fortë më Mandzukicin

Milani ka njoftuar edhe zyrtarisht se Mario Mandzukic i është bashkuar klubit, në një marrëveshje gjashtëmujore.

Milani dhe Mandzukic kanë arritur marrëveshje për qëndrimin e sulmuesit kroat në San Siro deri në përfundim të këtij sezoni, me mundësi për zgjatjen e marrëveshjes për edhe një vit, njofton klubi i Serie A.

Përfaqësuesi i Kroacisë Mandzukic iu bashkua Milanit si lojtari i lirë.

Ish-sulmuesi i Juventusit mbërriti në Milano në fundjavë dhe i kreu testet mjekësore të hënën.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e Mario Mandzukic. Klubi dhe sulmuesi janë pajtuar për një ujdi deri në fund të sezonit aktual me mundësi për zgjatjen e kontratës për edhe një vit”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Milani po ashtu konfirmoi se 34-vjeçari do ta veshë fanellën me numrin 9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat