Alaba ka vendosur

Futboll

Alaba ka vendosur

Më: 19 janar 2021 Në ora: 13:45
Alaba ka vendosur

Nga 1 korriku, David Alaba do të jetë një lojtar i Real Madridit. Kjo është raportuar nga “Marca”, e cila flet për një marrëveshje të mbyllur midis klubit madrilen dhe futbollistit austriak, i cili del jashtë kontrate me Bayern Munich në verë. Katër vite te “Los Blancos”, me pagë rreth 11 milionë euro në sezon.

Pra, Alaba ka vendosur për të ardhmen e tij, duke ftilluar konkurrencën e klubeve të tilla si Manchester City, PSG, Liverpool dhe Chelsea për të.

Pasi zgjodhi të largohej nga bavarezët, pas 10 sezonesh, austriaku kishte piketuar si opsion të parë Ligën Spanjolle. Mësohet se ai mund të zërë vendin e Marcelos.

Braziliani, në fakt, është nën kontratë me Realin deri më 2022, por tani Zidane preferon Mendy dhe mund të ndryshojë ajrin në fund të sezonit.

Mediat iberike e shohin këtë lëvizje edhe si presion për Sergio Ramos, me austriakun gati për ta zëvendësuar kapitenin e bardhë, i cili nuk po gjen akord me klubin për të rinovuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat