Gjykata e sportit jep vendimin për dy yjet e Milanit

Futboll

Gjykata e sportit jep vendimin për dy yjet e Milanit

Më: 19 janar 2021 Në ora: 14:15
Gjykata e sportit jep vendimin për dy yjet e Milanit

AC Milani dje shënoi fitore në transferte me Cagliarin me rezultat 0:2, fal dy golave të Zlatan Ibarhimovicit.

Por, gjatë zhvillimit të ndeshjes kishte disa probleme për “Rossonerët”, sepse sulmuesi Alexis Saelemaekers u ndëshkua me të kuq, derisa Alessio Romagnoli me të verdhë.

Gjykata e sportit ka marrë vendimet për dy lojtarët, duke i suspenduar për një ndeshje.

Romagnoli është ndëshkuar me të verdhë në dy ndeshjet e fundit, andaj do e humbas sfidën e radhës, derisa kartoni i kuq i Saelemaekers gjithashtu është vlerësuar me suspendim për një ndeshje.

Pra, dy lojtarët që janë në formacionin bazë të Stefano Piolit do humbin përballjen tejet të rëndësishme kundër Atalantas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat