Drenica transferon një sulmues nga gjiganti portugez Braga

Futboll

Drenica transferon një sulmues nga gjiganti portugez Braga

Më: 19 janar 2021 Në ora: 14:22
Drenica transferon një sulmues nga gjiganti portugez Braga

Drenica ka udhëtuar drejt Shqipërisë për fazën përgatitore.

Skuadra nga Skenderaj ka qenë shumë aktive këtë afat kalimtar të janarit me ardhje të reja, por edhe me largime, shkruan Gazeta Olle.

Por klubi nga Skenderaj ‘bomben’ e janarit pritet ta shpërthejë së shpejti.

Sulmuesi brazilian Denilsson Silva i është bashkuar ekipit në Durrës.

23-vjeçari është parë në grumbullim me klubin dhe sot pritet të luaj ndaj Gjilanit.

Denilsson Silva është aktualisht pjesë e gjigantit portugez Sporting Braga.

Braziliani ka luajtur rregullisht me ekipin B të Bragës ku ka shënuar gjashtë gola e ka bërë dy asistime.

Gjatë orëve të ardhshme klubi kuqezi pritet ta zyrtarizojë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat