Trajneri i madh tërbon serbët, mendon se Cërvena Zvezda është e Sarajevës!

Futboll

Trajneri i madh tërbon serbët, mendon se Cërvena Zvezda është e Sarajevës!

Më: 19 janar 2021 Në ora: 14:28
Trajneri i madh tërbon serbët, mendon se Cërvena Zvezda është e Sarajevës!

Pas fitores së arritur nga ana e Milanit kundër Cagliarit në shifrat 0:2, trajneri Pioli është pyetur edhe sa i përket përballjes që do të zhvillojë në Europa League. 

Shorti i ka rezervuar kuqezinjve si kundërshtar Cërvena Zvezdën.

Por askush te kuqezinjtë nuk mendon për Europa League, duke u përqendruar vetëm te titulli kampion pasi po kryesojnë kampionatin në Serie A.
Madje trajneri Pioli ka shprehur konfuzion duke thënë se do të udhëtojë në Sarajevë për t’u ndeshur ndaj Zvezdës, pasi e mendonte si një skuadër që përfaqëson kampionatin e Bosnje-Hercegovinës.

Kjo deklaratë ka bërë bujë edhe në mediat serbe që urojnë se Pioli do ta mbajë mend gjatë Beogradin.

Kjo i ka tërbuar keq serbët sepse Pioli nuk ka njohuri se nga është Zvezda, klubi famëkeq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat