Një tjetër talent shqiptar në 'radarët' e Ferencvarosit

Futboll

Një tjetër talent shqiptar në 'radarët' e Ferencvarosit

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:47
Një tjetër talent shqiptar në 'radarët' e Ferencvarosit

Ernest Muçi është një nga lojtarët e shumëkërkuar të kampionatit shqiptar. Një xhevahir në duart e Tiranës, jo vetëm për kontributin në fushën e lojës, por edhe për arkat e klubit në të ardhmen, në momentin që do konkretizohet edhe largimi i tij nga Shqipëria.

“Panorama Sport” ka mësuar se së fundmi në adresë të sulmuesit të Tiranës është afruar me shumë interes edhe skuadra kampione e Hungarisë, Ferencvaros.

Pasi Myrto Uzuni ka shkëlqyer me këtë skuadër, duke kulmuar edhe me gol ndaj Juves në grupet e Champions-it, ka nisur të studiojë mundësinë për të rrëmbyer nga bardheblutë një tjetër talent shqiptar.

Tirana është në negociata për të vlerësuar si duhet çdo situatë, deri në momentin që do të ketë një ofertë të kënaqshme për klubin dhe pistë të leverdishme edhe për të ardhmen e futbollistit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat