Arbëria mposhtet nga skuadra ruse

Futboll

Arbëria mposhtet nga skuadra ruse

Më: 19 janar 2021 Në ora: 17:23
Arbëria mposhtet nga skuadra ruse

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Arbëria ka pësuar humbje nga ekipi rus, Akhmat Grozny në miqësore.

Rezultati përfundimtar i përballjes së zhvilluar në Antalia ishte 3:1 për skuadrën nga kampionati elitar i Rusisë.

Sfida është luajtur në tri pjesë me nga 30 minuta.

Akhmati shënoi dy gola në pjesën e parë, ndërkaq në pjesën e dytë nuk pati shënime të tjera.

Në këto 30 minuta nga loja doli edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Berisha që kishte një mundësi të mirë shënimi.

30 minutat e fundit, Arbëria e mori lojën në kontrollë dhe arriti të realizonte golin përmes Dior Zabërgjës që realizoi pasi që Almir Kryeziu nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat