Flick: Të tregojë sa vlen

Futboll

Flick: Të tregojë sa vlen

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:40
Flick

Hansi Flick, trajneri i Bayern Munich, ka folur për Douglas Costa, i cili nuk është aktivizuar shumë deri tani:

“Skuadra jonë është pothuajse e kompletuar dhe cilësia në stërvitje është shumë interesante. Dhe është e rëndësishme për Douglas Costa që të japë 100%, të tregojë se mund të jetë i dobishëm për ekipin”.

“Douglas ka punuar shumë në këtë periudhë, por në skuadër ka shumë konkurrencë dhe trajneri duhe të të marrë vendime të vështira. Çdo lojtar duhet ta menaxhojë situatën, duhet të bindë trajnerin. Duhet të na tregojë më shumë në stërvitje, duhet të na tregojë më shumë cilësitë e tij”.

Aventura e dytë e brazilianit në Bavari ka qenë një dështim deri tani, deri në atë pikë sa është vënë në dyshim edhe qëndrimi i tij në fund të sezonit.

Douglas Costa ka luajtur 19 ndeshje deri tani në të gjitha kompeticionet, por vetëm 6 herë si titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat