Milan arrin marrëveshje me Fikayo Tomorin

Futboll

Milan arrin marrëveshje me Fikayo Tomorin

Më: 19 janar 2021 Në ora: 20:06
Fikayo Tomorin

Ekipi italian, AC Milan ka arritur marrëveshje me Chelsean për futbollistin, Fikayo Tomori.

Këtë e ka konfirmuar gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano përmes një postimi në profilin e tij në Twitter.

Detajet e fundit të marrëveshjes janë duke u zgjidhur, ndërsa Tomori do të udhëtojë për në Milano brenda kësaj jave.

Ai do të shkojë në Milano në formë huazimi dhe me opsionin e blerjes prej rreth 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat