Një brazilian në KF Drenica

Futboll

Një brazilian në KF Drenica

Nga: K.G. Më: 19 janar 2021 Në ora: 20:10
Jose Denisson

Drenica nga Skenderaj përforcohet me futbollistin brazilian dhe me synime që ta sigurojnë mbijetesën në elitën e futbollit të Kosovës.

Skuadra nga Skenderaj prezanton përforcimin e ri.

"Jose Denisson, lojtar i ri i Drenicës!

Braziliani , Jose Denisson Silva Dos Santos, është përforcimi i ri i ekipit për stinorin pranveror. Ish-lojtari i skuadrës së njohur Braga në Portugali, tashmë do të bartë fanellën kuq e zi të Drenicës.

23 vjecari u bashkua dje (18 janar), me ekipin kurse sot u paraqit për rreth 20 minuta më ekipin në miqësorën ndaj Gjilanit, ku ishin minutat e para për të në ekipin e Drenicës.

Denisson Silva, ka qenë anëtar i Braga për shumë vite ndërsa kohëve të fundit është aktivizuar në Braga B. Ai luan në pozitën e sulmuesit të qendrës dhe sulmues anësor.

Në kampionatin e fundit Jose Denisson ka bërë 42 paraqitje me skuadrën e Bragas.

Ky është përforcimi i nëntë (9) për skuadrën tonë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror 2020/2021", njofton KF Drenica. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat