Lampard flet për largimin e mundshëm nga Chelsea, pas humbjes ndaj Leicesterit

Futboll

Lampard flet për largimin e mundshëm nga Chelsea, pas humbjes ndaj Leicesterit

Më: 20 janar 2021 Në ora: 00:55
Frank Lampard

Chelsea u mposht nga Leicesteri me rezultat 0:2 në kuadër të javës së 18-të në Premierligë.

Kjo humbje mund të nënkuptojë edhe shkarkimin e Lampardit nga pozita e trajnerit të “Bluve”, pas rezultateve negative këtë edicion.

Pas ndeshjes, Lampardi u pyet nëse pronari do të ketë edhe më tutje durim.

“Nuk është vendimi im. Pritjet në këtë klub janë të larta. Është diçka që gjithmonë do të jetë ashtu. Kur e mora këtë punë, e kam ditur se disa gjëra janë përtej kontrollit tuaj” – u shpreh Lampard.

Pas 18 xhirove, Chelsea gjendet në vendin e tetë me 29 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat