Juventusit i shtohen problemet në mbrojtje, mbetet vetëm me dy qendërmbrojtës për ndeshjen ndaj Napolit

Futboll

Juventusit i shtohen problemet në mbrojtje, mbetet vetëm me dy qendërmbrojtës për ndeshjen ndaj Napolit

Më: 20 janar 2021 Në ora: 07:28
Juventusit

Mbrojtja e Juventusit sërish ka pasur probleme para ndeshje së Superkupës së Italisë ndaj Napolit, pasi edhe Merih Demiral ka mbetur jashtë shkaku i lëndimit.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Mapei” në Reggio Emilia të mërkurën nga ora 21:00.

Trajneri Andrea Pirlo e ka zbuluar skuadrën e tij, i cili filloi udhëtimin për në Reggio Emilia këtë pasdite.

Demiral pritej të fillonte nga minuta e parë, por ai nuk është as në grup për shkak të një problemi.

Gianluca Frabotta është përfshirë, edhe pse ai nuk është 100 për qind i aftë pas një lëndimi në humbjen ndaj Interit.

Matthijs de Ligt, Juan Cuadrado dhe Alex Sandro mbetet jashtë shkaku i COVID-19, ndërsa Paulo Dybala është i dëmtuar.

Skuadra e Juventusit për ndeshjen me Napolin: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; Chiellini, Danilo, Bonucci, Di Pardo, Dragusin, Frabotta; Arthur, Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Fagioli, Kulusevski, Ranocchia; Cristiano Ronaldo, Morata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat